Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një familje shqiptare në qytetin Salamina në Greqi.

E përditshmja greke “Protothema” shkruan se një vajzë 6-vjeçare është përdhunuar nga babai i saj.

Rasti u zbulua pasi e mitura pësoi hemorragji dhe u dërgua në spital nga vet i ati. Mjekët qëndruan rreth dy orë në sallën e operacionit për t’i ndaluar gjakderdhjen 6-vjeçares. Ata dolën në përfundimin se vajza ishte viktimë e abuzimit seksual dhe njoftuan policinë.

Pas hetimeve u zbulua se ka qenë pikërisht babai i 6-vjeçares që kishte abuzuar seksualisht me të. 36-vjeçari shqiptar u arrestua menjëherë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur një javë më parë.

Mamaja e vajzës nuk kishte qenë në shtëpi kur i ati kreu krimin monstruoz. Gjatë dëshmisë së tij në polici, shqiptari tha se e gjeti vajzën me hemorragji pasi ishte zgjuar nga gjumi. Emri i 36-vjeçarit nuk është bërë publik. /tvklan.al