Gjithsej 60 milionë denarë nga projekti “Shkupi 2014” do të ridestinohen për fasada energjetike në shkollat e mesme në Shkup.

Këtë e njoftoi kryetari i Shkupit, Petre Shilegov, i cili thotë se riparim do të ketë në trembëdhjetë shkolla dhe kjo do të bëhet gjatë pushimit verore.

Në mënyrë plotësuese, janë paraparë edhe 20 milionë denarë shtesë për të pajisur shkollat dhe zgjidhjen e infrastrukturës së brendshme në varësi të prioriteteve të secilës shkollë. Në Shkup katër shkolla ende ngrohen me Mazut, ndërsa qyteti shikon mënyrë alternative për ngrohje edhe për këtë.