Gjatë duelit të gjermanes Andrea Petkovic me zvicerianen Belinda Bencic filloi një shi i cili shkaktoi dhe ndërprerje të lojës për shkak të prishjes së terrenit.

Kjo i mërziti të pranishmit pasi dëshironin mbylljen e takimit me një fitues. Por një mendim krejtësisht tjetër kishte gjermania, e cila krejt papritur filloi të kërcente në mënyrë të mahnitshme. Me kërcimin e treguar tenistja dukej më shumë si balerinë sesa teniste.