Pak orë pas kapjes së një gomoneje me mbi një 1.5 tonë drogë dhe kallashnikovë, Guardia di Finanza ka ndaluar një tjetër gomone me një sasi të konsiderueshme lëndësh narkotike, shkruan trnews.it.

Në pranga u vunë dy trafikantë, njëri 37 vjeç nga Brindisi, A.D, dhe një 54 vjeç nga Vlora.

Barkat e tyre, të mbingarkuara me drogë, u kapën nga patrullat e koordinuara nga Grupi Aeronaval i Guardia di Finanza të Tarantos, në orën 20:00 të mbrëmjes së të dielës.

Ndjekja në det të hapur përfundoi pak kilometra nga San Cataldo.

Gomonia gjashtë metër e gjatë, me një motor të jashtëm, u shoqërua në molin e Otrantos. Në bordin e saj kishte 41 pako me madhësi të ndryshme me një peshë totale mbi 605 kg marihuanë, e cila në treg kushton mbi 6 milionë euro.

Përgjatë 2017-ës, policia italiane ka sekuestruar 36 tonë marjuanë, si dhe janë arrestuar 52 trafikantë. Gjithashtu nga Guardi di Finanza janë sekuestruar 26 mjete lundruese që përdoren nga organizatat kriminale për transportin e drogës nga brigjet shqiptare në ato italiane.