Në redaksinë e emisionit “STOP” u dërgua një video nga një qytetar i Fushë-Krujës, i cili tregon se pavarësisht shëndetësisë falas, ai i ka blerë të gjitha ilaçet vetë me para në dorë.

Nga Vloçishti i Korçës vjen një denoncim për doktoreshë Vasilika Petrollin, e cila shfaqet me zë e figurë duke iu drejtuar një qytetari në mënyrë të padenjë.

Doktoresha – Tani e mendon psikologu, tani çfarë të bëjmë neve? Si të doni juve?

Qytetari – Këtë të bësh, ça të bësh!

Doktoresha – Çfarë të bëjmë? Jo more, s’e bëj fare se ta kam dhënë dje dhe s’ta bëj fare!

Qytetari – Po, pse mos e bësh?

Doktoresha – Se s’dua!

Qytetari – S’do ti?

Doktoresha – Eee.

Infermierja – Ti mos bëj llafe! S’ka gjë.

Doktoresha – Ja s’dua! Çfarë do më bësh?

Qytetari – S’do?

Doktoresha – Eee…

Qytetari – Mirë! Si të duash.

Doktoresha – Jo, po më ashtu ky mua.. ça do më bësh o?

Qytetari – E më mirë, si të duash.

Doktoresha – Jo, si të duash, se ta dhashë dje.

Qytetari – Mirë!

Infermierja – Ik tani! Mbylle derën!

Doktoresha – Ua këta … një avaz kanë.

Doktoreshë Petrolli refuzoi t’i shërbente sërish pacientit të saj, me pretendimin se nuk kishte më se çfarë t’i bënte./ tvklan.al

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme-nga-shqiperia/basha-s-ka-kundershti-mes-aleateve-qellimi-i-perbashket-eshte-largimi-i-qeverise-485222/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright