Besiktasi e ka mposhtur 3:2 Skënderbeun në një ndeshje ku “Fair Play” nuk mungoi.

Në kohën kur Besiktasi shënoi golin e parë, një futbollist i Skënderbeut ishte i lënduar dhe në shenj respekti, trajneri i turqve u kërkoi të tijve që të lënë ekipin shqiptar të realizojë gol, për ta barazuar rezultatin në 1:1.

Deri në fund, Besiktasi u tregua më e fortë se Skënderbeu, duke realizuar dy gola, kurse për rezultatin përfundimtar 3:2 realizoi Sabien Lilaj në minutën e 89’të.