Autoritetet spanjolle, kanë thënë se 26 persona janë lënduar, pas shembjes së tavanit në një klub nate në Madrid, transmeton AP. 

Shërbimet e emergjencës kanë thënë se 11 persona janë dërguar për t’u trajtuar në spital nga “plagët e lehta”, ndërsa të tjerët janë trajtuar në vendin e ngjarjes. Shërbimet e emergjencës kanë thënë, se tavani 16 metra katrorë, ka rënë mbi njerëzit që kanë qenë një atë klub të natës në jug të Madridit. /Rel/