Të paktën 26 persona kanë mbetur të plagosur në një klub nate në Madrid të Spanjës pasi një kat i ndërtesës u shemb.

Shërbimet e emergjencës në kryeqytetin spanjoll thanë se 11 prej të plagosurve u dërguan në spitalin e afërt për të marrë trajtim, ndërsa të tjerët të cilët kishin marrë plagë më të lehta u mjekuan në vend.

Autoritetet vendase thanë se një vrimë 16 metra katror u hap në katin e sipërm të klubit të natës, i cili ndodhet në jug të Madridit.

Një incident i ngjashëm ndodhi edhe në nëntor, në Tenerife ku 22 persona mbetën të plagosur.