Ministrja e mbrojtjes Radmilla Shekerinska ka deklaruar se vizita e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s në Maqedoni, Jens Stoltenbegr, është mesazh në vete.

Sipas saj kjo do të thotë se në gjashtë muajt e fundit e kemi kthyer Maqedoninë në rrugën euroatlantike dhe kemi arritur sukses të neutralizojmë gjitha lajmet e këqija, të cilët në vazhdimësi vinin në Maqedoni.

“Kemi arritur që Maqedonisë t’j japim mundësi të re. Vizitën e shohim si që Maqedonia të prezantohet ndryshe, si shtet që i zgjedh problemet e veta dhe punon për prioritetet e saj”, theksoi Sheqerinska.