Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska në pres konferencën e sotme për media ka thënë se qytetarët doemos ta marrin informacionin se si shpenzohen dhe për çka shpenzohen paratë e tyre, njofton Medial.mk.

“Transparencën në punë e shohim si hallkë kryesore në luftën kundër korrupsionit, ndërsa punën e përgjegjshme nuk e shohim si të drejtë, por si obligim të gjithsecilit prej neve. Në Ministrinë e Mbrojtjes kemi filluar me parimet e ‘transparencës aktive’ me çka institucionet duhet t’i shpërndajnë informatat para së të kërkohen nga qytetarët, organizatat joqeveritare, mediat me qëllim qasje më të lehtë deri tek programet, strategjitë, buxhetin dhe harxhimet në punën”, ka thënë Shekerinska.