Policia tailandeze ka arrestuar një shef të mafias së frikshme japoneze, Jakuzave, i kërkuar prej 15 vjetësh, pasi bëro gabimin fatal: tatutë e trupit të tij u publikuan gjithandej në Facebook.

Shigeharu Shirai është i akuzuar për vrasjen e bandës rivale në 2003-in, njofton BBC, përcjell Syri.net.

Fotografitë e tatuve që ishin bërë në trupin e 74-vjeçarit ishin bërë nga një person i zakonshëm në Tailandë, i cili nuk e kishte ditur me kë kishte pasur të bënte.

Bandat mafioze të Jakuzave kanë qënë pjesë e shoqërisë japoneze për shekuj me radhë dhe kanë rreth 60 mijë anëtarë. Bandat vetë nuk janë të paligjshme, por shumë prej fitimeve të tyre nxiren ilegalisht nga lojërat e fatit, prostitucioni, trafiku i drogës dhe hakerimi.

Kur fotot e Shirai u përhapën në internet, ato tërhoqën vëmendjen e policisë japoneze e cila po kërkonte ta arrestonte.

Policia e arrestoi atë në qytetin Lopburi, në veri të Bangkokut, për shkelje të vizës dhe ai do të ekstradohet në Japoni për t’u gjykuar për akuzën e vrasjes.

Sipas policisë tailandeze, Shirai pranoi që ishte një anëtar i bandës së Jakuzave, por nuk rrëfeu për vrasjen e 2003-it.  Ai kishte ikur nga Japonia për në Tailandë në vitin 2005.

Tatuazhe dhe një gisht i prerë

Fotografitë në Fb tregojnë një burrë të vjetër me një fytyrë të brishtë dhe me shumicën e gjoksit të mbuluar me tatuazhe. Ai shihet duke luajtur një lojë me pensionistë të tjerë në anë të rrugës.

Fotografitë gjithashtu tregojnë se ai nuk e ka një pjesë të gishtit të vogël, shenjë kjo e vetëndëshkimi nga anëtarët e bandave të Jakuzave për të shlyer gabimet e bëra.