Këngëtarja kolumbiane, Shakira, ka arritur shifra mbresëlënëse në YouTube, duke u bërë këngëtarja me më shumë shikime në platformën e shpërndarjes së videove për vitin 2017.

40-vjeçarja ka siguruara qindra miliona shikime, duke iu falënderuar hiteve latine, si “Perro Fiel” dhe “Me Enamore”.

Videoklipi i këngës së parë ka kaluar shifrën prej 400 milionë shikimesh në YouTube, ndërsa videoja muzikore e këngës së dytë është shikuar mbi 500 milionë herë.

“Çfarë mënyre e mirë për ta filluar vitin e ri, duke e ditur për gjithë mbështetjen e madhe, që ma keni dhënë!”.

“Ju dua shumë”, ka shkruar këngëtarja kolumbiane më herët në një postim në rrjetet sociale.

Image

Ndërkohë, në muajt e fundit të vitit që lamë pas, Shakira është detyruar, që t’i anulojë disa koncerte nga turneu i saj botëror për shkak të problemeve shëndetësore.

Ajo ka vazhduar të pushojë edhe në ditët e para të vitit 2018, duke qenë se nuk është shëruar akoma.

“Edhe pse kam shpresuar që kordat e mia vokale të shëroheshin deri në janar, më është dashur t’i dëgjoj mjekët dhe të qëndroj në shtëpi në mënyrë që të riaftësohem”, ka thënë këngëtarja e famshme.

Image