Nga VMRO-DPMNE reagojnë reth Ligjit për përdorimin e gjuhëve, që e quajnë Ligji për dygjuhësi e që është në kundërshtim me Kushtetutën, këtë e tha sot Nikola Srbov në pres-konferencën e radhës të mbajtur në selinë e partisë, transmeton Zhurnal.

“Gjykata Kushtetuese ka për detyrë të veprojë pa dallim se prej ku vjen ankesa” ,ndërsa deputeti i partisë së tij, Ilija Dimovski sot njoftoi që do ta konteston ligjin në fjalë para Gjykatës Kushtetuese.

Gjithashtu Srbov potencoi se marrëveshja që u ratifikua në Parlament për fqinjësi të mirë me Bullgarinë është asimetrik dhe i dëmshëm për Maqedoninë.

“Me këtë marrëveshje Maqedonia obligohet për tërheqje. Zoran Zaev i dha Bullgarisë instrument legal për ta bllokuar shtetin në të ardhmen” tha Srbov.