“Dua të bi në dashuri dhe të di pse dashuria të lëndon”

Kështu thotë modelja Hailee Steinfeld e cila është shfaqur tepër sensuale në një fustan derisa ka thënë se ende nuk ka gjetur ndonjë dashuri të vërtetë.

Ajo është njëra prej aktorëve që ka arritur shumë pavarësisht që ka vetëm 21 vite, madje edhe se shumë aktore më përvojë.

Por, në një intervistë për Marie Claire, për edicionin e shkurtit, Hailee Steinfeld ka folur edhe për jetën e saj private.

Aktorja ka thënë se ajo ende nuk e di se çka është të dashurohesh marrëzisht dhe për këtë do të dëshironte që të kishte një lidhje stabile, shumë romantike, për ta shijuar.