Nënkryetari i Vetëvendosjes, Dardan Sejdiu ka reaguar pas dënimit të katër deputetëve të VV-së për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.

Ai, në Facebook, ka shkruar ky dënim është dënim ndaj të gjithë popullit të Kosovës, shkruan Periskopi. 

“Denimet e shqiptuara sot nga Gjykata Themelore ne Prishtine, ne fakt jane denime per gjithe popullin e Kosoves. Albini, Albulena, Donika dhe Fatoni jane vetem disa nga qindra mijera qe protestuan kunder marreveshjeve qe rrezikonin Republiken!”, ka shkruar Sejdiu.