Antonio Conte thotë se nuk është i sigurt nëse Chelsea do të tentojë ta transferojë Alexis Sanchezin në afatin kalimtar të janarit.

Alexis ka vetëm edhe gjashtë muaj kontratë me Arsenalin dhe ka qenë i lidhur me një numër të klubeve nga Premierliga; Man Utd, Man City dhe Chelsea këtë muaj.

City i dha fund interesimit për kilianin këtë javë për shkak të çështjeve ekonomike, ndërsa Conte nuk e di nëse Chelsea do të hidhet në sulm për 29 vjeçarin, për të cilin raportohet se mund të përfundojë te Man Unitedi i Jose Mourinhos.

Kur u pyet nëse Chelsea është duke tentuar për ta transferuar Sanchezin, Conte tha: “Nuk e di, nuk mendoj kështu. Sinqerisht nuk e di”.