Me qëndrim për bisedimet rreth emrit, pas një kohe të gjatë doli edhe Moska zyrtare. Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov, komentoi se bisedimet po intensifikohen, dhe se nuk bëhet fjalë për afrimin e të dy popujve ballkanik, por për dëshirën e disa vendeve, njëra prej këtyre vendeve të bëhet anëtare e NATO-s.

Maqedonia e cila dëshiron ti bashkohet NATO-s, do të duhet të bëjë lëshime, ndryshe nga Greqia, e cila tashmë është anëtare e Aleancës – tha Sergej Lavrov, Ministër i Punëve të Jashtme të Rusisë.

I pyetur nëse Moska do ta pranojë eventualisht emrin e ri të Maqedonisë, edhe pse Rusia vendin tonë tashmë e ka njohur nën emrin Republika e Maqedonisë, Lavrov tha: “Çdo emër që do ta dakordojnë Athina dhe Shkupi, dhe që do të futet zyrtarisht në Kushtetutën e Maqedonisë do të pranohet nga ana e Rusisë. “

Raundi i ri i bisedimeve midis Maqedonisë dhe Greqisë është planifikuar për pasnesër në Nju Jork. Kjo periudhë përkon me periudhën kur vendin tonë do ta vizitojë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili vjen të mërkurën, dhe të enjten do të mbaj fjalim para deputetëve në Parlamentin e Shkupit.