Autoritetet e Rusisë thonë se një helikopter luftarak i tyre është rrëzuar gjatë aterimit emergjent në perëndim të Sirisë, ku si pasojë kanë humbur jetën dy pilotët që kanë qenë brenda tij, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë në një deklaratë të publikuar të mërkurën, tha se helikopteri Mi-24 është rrëzuar të dielën në kohën kur po udhëtonte drejt qytetit Hama.

Të dy pilotët kanë vdekur në vend të ngjarjes, thuhet më tej në njoftim, ku sqarohet se helikopteri kishte tentuar të bëjë një atermim emergjent, 15 kilometra nga aeroporti.

Aksidentit i ka mbijetuar një staf teknik, i cili më vonë është transferuar në njërën nga bazat ruse në Siri.

Ministria e Mbrojtjes thotë se rrëzimi i helikopterit është bërë nga shkaku i një defekti teknik, për të shtuar se nuk është sulmuar me armë.