Në rubrikën “Kam një mesazh për ty” tek E diela shqiptare ishte e ftuar Albina, një 18- vjeçare nga fshati Bajzë i Shkodrës e cila tregoi vështirësitë e familjes së saj.

Përveç të atit, i cili vazhdon ende kurohet nga tumori, vëllai, Pjetri deri pak kohë më parë ishte një përdorues i drogës. Më 13 maj të 2017- s Pjetri tentoi vetëvrasjen.

Zoti bëri mrekulli!Doktorët na thanë se nuk kishin ç’të bënin, vëllai kishte vetëm 15% mundësi për të shpëtuar.”

I ftuar në studio, 23- vjeçari tregoi se si rrethanat e shtynë ta gjente ngushëllimin te substancat narkotike.

“E kam nisur me më të lehtat, me hashash si fillim. Rashë në dashuri me ndjesinë që ajo më jepte, më bëntë të ndihesha mirë. Në atë kohë kisha ngelur edhe në mësime. Plus vendi ku unë jetoj është i vogël, pa shpresë, ato vende pune që janë, janë të zëna, nuk ke ç’bën.”

Pjetri shpjegoi se jo më kot kishte nisur të pinte e më pas të bëhej i varur.

“Në këtë vend s’kam shpresë, dua të iki diku, ato ëndrra që kam patur i kam menduar për diku tjetër, jo në vendin tim.”

I pyetur se kur vendosi të hiqte dorë nga droga dhe të kurohej, Pjetri tha se ndodhi pas tentativës për vetëvrasje.

Në studio erdhën edhe prindërit e tyre, ku Pjetri dhe Albina u kërkuan të kujdeseshin për veten dhe të linin të shkuarën pas.

“Është koha të mendoni edhe për veten!”