Një nënë e 3 fëmijëve ka rrëfyer për KTV-në se si ish-bashkëshorti i saj ka vazhduar të ushtrojë dhunë ndaj fëmijëve të tyre të mitur.

Së fundi, ajo e ka njoftuar policinë se ish-bashkëshorti ka rrahur djalin e tyre 4-vjeçar.

Ndonëse e kishte raportuar rastin sërish në polici, ai është lënë i lirë. Kështu thuhet edhe në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Nëna e tre fëmijëve thotë se ndihet e rrezikuar nga ish-bashkëshorti, i cili shpesh e ka kërcënuar me jetë. Ish-gruaja e tij, e cila jeton në kryeqytet, pohon të ketë qenë në Polici edhe disa herë të tjera, por ata nuk kanë ndërmarrë asgjë lidhur me ankesat e saj.

Babai i këtyre tre fëmijëve kishte qenë në burg për trafikim me njerëz dhe, sipasDrejtorit të Qendrës për Punë Sociale, Vehbi Mujku, ai e ka të ndaluar t’i ofrohet familjes.