Në Istog, një person ka sulmuar mjekun në hapësirën e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, njofton Policia e Kosovës.

Një person është arrestuar në Istog, pasi që i njëjti për arsye të panjohura në parkingun e QKMF kishte sulmuar fizikisht mjekun.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kaluar, pak orë pa hyrë në vitin e ri.