E bukur edhe pa grim Ronela Hajati është një nga këngëtaret shqiptare që pati deklaruar se nuk ka asnjë ndërhyrje në fytyrë dhe se bukuria e saj është natyrale. Ky fakt është vënë re shumë herë, por një fotografi që e ka publikuar pak më parë këngëtarja nga Shqipëria e dëshmon më së miri këtë, shkruan rtv21.tv Ronela duket pa pikë grimi në imazhin e fundit që e ka bërë publik në Instagram, me ç’rast ka marrë pëlqime dhe komente të shumta. Ndryshe,  “Diamanta” është projekti i fundit i Ronelës, të cilin e ka në bashkëpunim me Young Zerkën.