Cristiano Ronaldo së fundmi ka postuar një foto nga vendi i lindjes, Madeira në Portugali.

5 herë fituesi i “Topit të Artë” nuk ka kursyer fjalët e mira për tifozët, miqtë dhe kolegët të cilët e kanë mbështetur në këtë vit të jashtëzakonshëm ku ai fitoi gjithçka si në rangun individual ashtu edhe në atë klubesh.

Ronaldo postoi këtë foto me gjithë trofetë e fituar nga ai.

“Kur luan në rrugët e Madeira dhe ëndrra më e çmendur nuk mund të besohet që do të vinte një ditë me pamje si kjo. Këtë moment ja kushtoj familjes, shokëve, miqve të mi, trajnerëve me të cilët kam punuar dhe kam mësuar gjithmonë. Së fundmi një falënderim të veçantë shkon për tifozët e mi. Këto trofe janë për ju!”, shkroi ai.