E veshur me shumë stil Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora ka të shtunën në mbrëmje është fotografuar, teksa del nga një darkë me miqtë në “The Ivy” të Londrës. E veshur me një fustan kadifeje të zezë të kombinuar bukur me një shirit ngjyrë vjollce dhe një palë vathë të markës së njohur Channel, ajo dukej tejet elegante.

Ndryshe, kujtojmë se Rita Ora me 17 shkurt do të jetë e pranishëm për të festuar 10 vjetorin e pavarësisë së vendit. Rita Ora do të vijë me avionin privat të zëvendëskryeministrit të Kosovës, njëherësh ministër i punëve të jashtme, Behgjet Pacolli.