Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, është mjaft aktive në rrjetet sociale. Këtë herë përveç sukseseve dhe publikimit të hiteve të saj, Rita ka zgjedhur të zbulojë edhe bindjet politike.

Në një postim në rrjetin social Instagram, më saktësisht në Insta Story, Ora ka shprehur admirimin e saj ndaj ish presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama.

Këngëtarja shqiptare ka postuar një video ku shfaqet ish presidenti Obama në një intervistë, duke e shoqëruar me mbishkrimin: “E dua shumë atë”.

Këngëtarja shpesh ndan me fansat momente nga jeta e saj private. Kohët e fundit ajo ka bërë publike edhe lidhjen me muzikantin Andrew Watt.