Rikthehen reshjet e dëborës në Qarkun e Kukësit. Duke nisur nga mëngjesi i sotëm, reshje të dendura dëbore kanë nisur në Rrugën e Kombit dhe në akse të tjera e kombëtare e rurale, shoqëruar me ulje të ndjeshme të temperaturave.

Autoritetet vendore të Kukësit u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve që të kenë kujdes në qarkullim, duke përdorur dhe zinxhirët. Ndërkaq, pritet që reshje të ketë edhe në zona të tjera të vendit, në lartësinë mbi 800 metër mbi nivelin e detit.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, temperaturat minimale dhe maksimale gjatë ditës së sotme në zonat bregdetare pritet të jenë 5 – 12 gradë C, në vendet e ulëta: 4 – 11 gradë C, ndërsa në vendet malore -1 deri në 5 gradë C.