Real Madrid përfundimisht do të transferojë portierin spanjoll të Athletic Bilbaos, Kepa Arrizabalaga

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane më në fund ka vendosur që të transferojë një portier gjatë afatit kalimtar të janarit.

Ai më herët kishte thënë se është i kënaqur me lojtarët që ka dhe nuk dëshiron përforcime.

Por, sipas ETB, Reali ka njoftuar drejtuesit e Bilbaos se e dëshiron portierin, Kepa, ku do të paguajë edhe klauzolën e tij.

Kepa madrilënëve do t’u kushtoi 20 milionë euro, pasi kontrata e tij aktuale me Bilbaon skadon në fund të sezonit.