Real Madridi ka vendosur ta shkarkojë trajnerin Zinedine Zidane në fund të këtij sezoni dhe tashmë ka nisur bisedimet me Joachim Lowin.

Presidenti i gjigantit spanjoll, Florentino Perez, ka vendosur për të ardhmen e Zidane pasi gjasat e skuadrës së tij për ta mbrojtur titullin në La Liga janë tejet të vogla me Barcelonën që prin në vendin e parë me 16 pikë më shumë, raporton Sport, përcjell Express.

Trajneri i Kombëtares së Gjermanisë, Joachim Low, është zgjedhja e parë për ta marrë drejtimin Realit.

Me Barcelonën që është në rrugë shumë të mirë për ta fituar titullin në La Liga, përveç derdhjes së gati 350 milionë eurove për blerjen e Ousmane Dembeles dhe Philippe Coutinhos, e ardhmja në “Camp Nou” duket se ndritur.

Perezit i ka humbur durimi nga kriza e skuadrës së Zidane këtë sezon dhe ka vendosur ta zëvendësojë atë me Lowin.