Barcelona po fiton 4:0 në Camp Nou kundër Celta Vigos, ndeshje të cilën po e përcjell nga afër edhe Philippe Coutinho.

Pas 45 minutave lojë, Barça po fiton 4:0 kundër Celta Vigos në ndeshjen që po zhvillohet në “Camp Nou”, në kuadër të Copa del Rey, shkruan Gazeta Express.

Në pamundësi për të bërë debutimin me Barcelonën për shkak të dëmtimit, i transferuari nga Liverpooli për 160 milionë euro, Philipp Coutinho, po e përcjell sfidën nga tribunat.

Ai me buzëqeshje në fytyrë duartrokiti golat e Messit dhe Albas, teksa te goli i Suarezit, Coutinho bëri një gjest ‘se me sa shumë lehtësi po realizojnë shokët e rinj’.

I ulur pran ishit të Liverpoolit është braziliani Rafinha, për të cilin raportohet se do të largohet në këtë afat kalimtar.