Barcelona po fiton 2:0 në Camp Nou kundër Celta Vigos, ndeshje të cilën po e përcjell nga stadiumi edhe Philipp Coutinho.

Pas 15 minutave lojë, Barça po fiton 2:0 kundër Celta Vigos në ndeshjen që po zhvillohet në Camp Nou, shkruan Gazeta Express.

Dy golat u realizuan nga Lionel Messi, në minutat 13’ dhe 15’.

Në pamundësi për të bërë debutimin me Barcelonën për shkak të dëmtimit, i transferuari nga Liverpooli për 160 milionë euro, Philipp Coutinho, po e përcjell atë nga tribunat.

Ai me buzëqeshje në fytyrë duartrokiti Messin për dy golat e shpejtë që shënoi në Camp Nou.

I ulur pran ishit të Liverpoolit është braziliani Rafinha, për të cilin raportohet se do të largohet në këtë afat kalimtar.