“Marrëveshja për Fqinjësi dhe Bashkëpunim të Mirë” që u ratifikua në Kuvendin e Maqedonisë garanton marrëdhënie të mira fqinjësore afatgjate mes Bullgarisë dhe Maqedonisë, kështu kanë vlerësuar kryeministrat e të dy vendeve, Zoran Zaev dhe Bojko Borisov në një bisedë telefonike që kanë realizuar pas ratifikimit të marrëveshjes.
“Në bisedën telefonike Borisov dhe Zaev ishin të një zëri se marrëveshja garanton ndërtim të përmbajtur të marrëdhënieve mes Maqedonisë dhe Bullgarisë dhe është bazë stabile për bashkëpunim në rajon të bazuar në vlerat evropiane”, thuhet në kumtesën e kabinetit të Borisov.
Ratifikimin e marrëveshjes e përshëndetën edhe eurokomisari për Zgjerimin e Fqinjësisë së Mirë, Johanes Han si dhe eurodeputeti Eduard Kukan.
“Ratifikimi në Kuvendin maqedonas për marrëveshjen për fqinjësi dhe bashkëpunim të mirë me Bullgarinë është hap i rëndësishëm në drejtimin e duhur për rrugën e vendit drejt BE-së. Marrëveshja, gjithashtu, është reper për marrëdhënie të mira për gjithë rajonin e Ballkanit perëndimor”, ka shkruar Han, ndërkohë eurodeputeti Eduard Kukan ka nënvizuar se marrveshja forcon bashkpunimin rajonal.
“Lajmi të mira nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë ku është ratifikuar “Marrëveshja për Fqinjësi të Mirë” me Bullgarinë. Hap pozitiv përpara, që shpresoj se do ta përforcojë bashkëpunimin rajonal”, ka shkruar Kukan në “Twitter”.
Kryeministri, Zoran Zaev dhe kolegu i tij nga Bullgaria, Bojko Borisov me 1 gusht e kanë nënshkruan “Marrëveshjen për Fqinjësi dhe Bashkëpunim të Mirë”.