Gjykata Themelore e Prishtinës nesër merr vendimin për rastin e hedhjes së gazitlotësjellës nga deputetet e Lëvizjes Vetëvendosje.

Të katër deputetët e VV-së, Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Donika Kadaj-Bujupi dhe Faton Topalli akuzohen për hedhje të gazit në seancën e Kuvendit të Kosovës me qëllim të pengimit të ratifikimit të Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin  e Zi dhe Marrëveshjen për Bashkësinë e komunave me shumicë serbe.

Më 29 dhjetor ju është ndërprerë masa e paraburgimit për deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit e Donika Kadaj-Bujupit.