Para disa diësh e gjithë kupola drejtuese e burgjeve shqiptare u ndërrua e këtë të dielë, ish kryeministri Sali Berisha njofton se shumë prej krerëve të rinj në fakt nuk janë gje tjetër veçse njerëz të Partisë Socialiste.

Përmes një postimi në rrjetin social, Berisha njofton se drejtuesi i burgut të Lushnjes në fakt ka qenë koordinator i fushatës së PS-së në këtë qytet. Berisha shkruan se burgjet janë vënë nën kontrollin e Partisë së Drogës, por nga ana tjetër “harron” të “vërë në dritë” dhe një premtim të kryeministrit Edi Rama, në qershorin e shkuar të zgjedhjeve parlamentare.

Në kohën e fushatës, kryeministri akuzonte shpesh- herë partitë me të cilat ishte në koalicion, se ata e kishin kthyer në “biznes” pushtetin dhe votën e marrë nga shqiptarët. Rama zotohej se nëse populli i jepte një mandat të dytë dhe “një timon të vetëm”, atëherë ai do të zhdukte fenomenin e dhënies së vendeve të punës në bazë të përkatësisë politike, në atë që ai e konsideronte si “tepsinë” e pushtetit… por duket se kryeministri e ka harruar shumë shpejt këtë premtim.