Kryeministri shqiptar Edi Rama ka përshendetur menjëherë miratimin nga parlamenti në Shkup të ligjit të gjuhës.

Në një status në rrjetin social Facebook ai shkruajti se kjo është “… një arritje historike për shqiptarët që demokratizon e forcon vetë Maqedoninë”.

Nga Qeveria shqiptare kanë qenë në komunikim me autoritetet e Shkupit duke u njohur lidhur me Ligjin e ri që avancon përdorimin më të gjerë të gjuhës shqipe, apo siç është në Kushtetutë të popullatës mbi 20 për qind.