Më 31 dhjetor, kryeministri Edi Rama do të vishej si Babagjysh i Vitit të Ri dhe do të realizonte 3 dëshira për dy persona, Leon 9 vjeçar të paralizuar si dhe Erglisën, vajzën e komunitetit rom e cila kishte gjetur pak fat deri në ato ditë për t’u punësuar.

Rama mbajti premtimin duke e punësuar Erglisën si këshilltare të Ministres së Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale, ndërsa për Leon plotësoi dëshirën e tij për të shkuar në shkollë duke i prokuruar një makinë për ta transportuar.

Këtë të dielë, Rama nuk është veshur si “Babagjysh” por ka mbajtur premtimin tjetër që i pati bërë Leos. I shoqëruar edhe nga Ministrjka e Shëndetësisë, Rama ka shkuar për vizitë në shtëpinë e Leos për t’i thënë se së shpejt do të nisë terapinë dhe se i ka blerë një makinë personale, në mënyrë që ai të shkojë nënë shoqërinë e babait dhe jo më me taksi.