Eduart Ndocaj, ish-deputeti socialist i Lezhës, i njohur ndryshe edhe si “Kaubojsi” ka ironizuar në rrjetet sociale mbledhjen e qeverisë në Lezhë, këtë fundjavë. Ndocaj shkruan se Rama vjen në Lezhë për ta bërë si “Venezia e Shqipërisë”, falë mungesës së investimeve dhe shirave që do bien.

Postimi i Eduart Ndocaj

“Do ta bëj Lezhën si Venezia”

Kryekriministri Rama bashkë me qeverinë e tij do jetë këtë fundjavë në Lezhë. Qëllimi i mbledhjes qeveritare është ta shpallë Lezhen si “Venezia e Shqiperisë” .

Kjo do arrihet lehtësisht falë mos investimeve dhe shirave që do bien. Planit të kryekriministrit do t’i vijë në ndihmë edhe shkatërrimi i tubave të ujit pas 1 Shkurtit.

Ftoj bashkëqytetarët e mi lezhjanë t’i përgatisim një gomone Edi Ramës dhe ta nisim për lundrim në detin e premtimeve të tija mashtruese.