Ivan Rakitic ka qenë viktima e radhës e Leo Messi, i cili ku zbret në fushë – nuk e njeh askënd, qoftë ndeshje zyrtare apo miqësore apo edhe stërvitje.

Messi është Messi, si në stërvitje, ashtu edhe në ndeshje zyrtare – gjithmonë dhuron spektakël dhe turpëron kundërshtarët.

Viktima e argjentinasit kësaj radhe ishte bashkëlojtari në stërvitje, Ivan Rakitic. Me shumë lehtësi, Leo kalon disa lojtarë, e çon kroatin në këndin tjetër dhe shënon gol.

Me këtë Leo tregoi se është gati për sfidën kundër Celta Vigos sonte, që zhvillohet pas pak, nga ora 21:30 në Camp Nou.