Në një video të postuar nga mediat kosovare, shihet ish-lideri serb, tashmë i ndjerë Oliver Ivanovic, teksa u ndalon shqiptarëve të kalojnë në veri. Xhirimet janë bërë në qershor të vitit 1999, ditët kur Kosova është liruar dhe serbët nisën të krijojnë “republikën” e tyre në veri, shkruan Magazina.al.
Persona ende të panjohur e qëlluan me disa plumba mëngjesin e sotëm liderin e SDP-së, Oliver Ivanovic.