Presidenti rus, Vladimir Putin, i cili aspiron një mandat të katërt në presidencialet e marsit, njoftoi sot një rritje e parakohshme të pagës minimale, që do të përfitojnë sipas tij rreth katër milionë rusë.

Disa orë para përurimit të selisë së fushatës, drejtuesi i Kremlinit ku mandati i fundit u shënua nga një krizë e dhimbshme për fuqinë blerëse të rusëve, ka vizituar një fabrikë në rajonin Tver.

“Dinamika e ekonomisë ruse mbetet pozitive. Ne mund të barazojmë pagën minimale dhe minimumin jetik nga 1 maji i këtij viti dhe jo 1 janari i 2019 siç ishte parashikuar”, deklaroi Vladimir Putin, cituar nga agjencitë ruse.

Paga minimale do të rritet në 11,163 rubla, ose 163 euro me normën aktuale. Ajo është 9.489 rubla, ose 139 euro, që nga 1 janari.

Në fund të dhjetorit, presidenti nënshkroi një dekret që ngriti pagën minimale me 85 për qind të të ardhurave të jetesës duke nisur nga 1 janari 2018, dhe duke siguruar një rritje deri në 100 për qind të këtyre të ardhurave nga 1 janari 2019, përcjell Atsh.

Vladimir Putin ka rritur deri në njëfarë pike popullaritetin e tij me rritjen e standartit të jetesës të lejuara nga boom i naftës në fillim të viteve 2000, pas viteve mjaft të vështira që pasuan hyrjen në ekonominë e tregut në 1991.