Lideri i iniciativës qytetare SDP në Kosovë, Oliver Ivanoviq, është vrarë mëngjesin e sotëm me armë zjarri.

Ivanoviq, u qëllua me disa plumba nga një makinë në lëvizje, derisa po shkonte në punë, në zyrat e partisë.

Magazina.al, ka siguruar fotografi nga vendi ku ndodhi vrasja, aty tashmë janë policia e Kosovës e cila po heton për vrasjen.

Policia, e prokuroria ende nuk kanë arritur ta identifikojnë sulmuesin.

Sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes, ishte veç një person i cili nga makina e tij nxori armën dhe gjuajti drejt Ivanoviqit.