Sindikatat dhe partitë politike organizuan një ditë tjetër demonstratash të dielën në Tunizi.

Protestat një javore kanë përfshirë kryeqytetin dhe qytetet e tjera të vendit të Afrikës Veriore, të nxitura nga zemërimi në rritje me çështjet sociale dhe ekonomike të vendit.

Zemërimi u shtua me rritjet e çmimeve që u prezantuan nga qeveria më parë këtë muaj.

Që nga e hëna, forcat e sigurisë janë dislokuar në Tuniz dhe mbarë vendin. Disa qindra njerëz janë arrestuar, përfshirë politikanë të opozitës, ndërsa dhjetëra janë plagosur në përleshjet me policinë.

E diela shënon gjithashtu shtatë vjetorin e kryengritjes arabe në Tunizi që solli rrëzimin e presidentit Zine El Abidine Ben Ali pas 23 vitesh në pushtet.

Të shtunën, Tunizia njoftoi planet për të rritur ndihmën për familjet e varfra me 70.3 milionë dollarë, pas disa ditë protestash mbi masat shtrënguese.