Disa persona kanë protestuar sot para Kuvendi kundër ratifikimit të Marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Bullgarinë.

Në Kuvend me 61 vota dhe një përmbajtur u votua kjo marrëveshje, të cilën, ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov e quajti marrëveshje që mbyll debatet e nxehta në mes dy vendeve.

“Marrëveshja i përfshin interesat e dy palëve. Sot është edhe përvjetori i ditës kur Bullgaria ka qenë shteti i parë i cili na ka pranuar si shtet i pavarur. Në marrëveshje parashikohet që të zhvillojmë bashkëpunimin në sferën euroatlantike, të krijojmë kushte për shkëmbim tregtar, turistik, të lidhim transportin e ndërsjellë, të lidhim arsimin dhe kulturën e të dy vendeve. Edhe neve na duhen miq, edhe bullgarëve ju duhen. Do ishte mirë sot opozita dhe ta përkrahte këtë marrëveshje të rëndësishme për ardhmërinë e Maqedonisë”, arsyetoi ministri i jashtëm Nikolla Dimitrov.