Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka hapur lëndë për punën e deponisë për mbeturinat komunale “Drislla”, për veprën penale Ndotje e Ambientit Jetësor nga neni 218 të Kodit Penal, transmeton Zhurnal.

“Në drejtim të verifikimit të fakteve, prokurori publik ka dërguar kërkesë deri tek Ministria e Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor për marrjen e të dhënave në lidhje me kontrollën e kryer për punën e deponisë “Drislla”, si dhe kur është kryer kontrolla a është konstatuar respektim i protokolleve për djegien e mbeturinave mjekësore nga ana e deponisë dhe informacionee të tjera” njoftuan nga Prokuroria.

Ndryshe kjo deponi është dënuar me gjobë prej 8500 euro nga organet shtetërore, si dhe i janë caktuar masa të cilat duhet që ti respektoj, e gjegjësishtë të furnizon filtër të ri.