Me lejoni, në emër të Kryetarit të Komisionit për Çështje Evropiane të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z.Artan Grubi, t’ju informoj dhe t’ju ftoj të merrni pjesë në Mbledhjen e 8-të të Komisionit për Çështje Evropiane të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë e cila do të mbahet nesër (e hënë 15.10.2018) me fillim në ora 10.00, në Sallën “Boris Trajkovski” në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

Në rend të ditës është: Prezantimi i Programit dhe prioritetet për punë të Kryesimit Bullgar me Këshillin e BE-së, të prezantuara nga ana e Ambasadorit të Republikës së Bullgarisë në Republikën e Maqedonisë, SH.T. Ivan Velikov Petkov.

Gjithashtu, në këtë Mbledhje krahas fjalimeve të Kryetarit të Komisionit z. Grubi dhe Ambasadorit Petkov, fjalime të tyre do të kenë edhe zëvendëskryeministri Osmani, Ministri i Punëve të Jashtme Dimitrov dhe Ambasadori i Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë, z. Zhbogar.

Njëkohësisht Ju informoj se në këtë Mbledhje përveç deputetëve, anëtarë të më shumë komisioneve në Kuvend, janë ftuar që të marrin pjesë edhe përfaqësues të përfaqësive Diplomatike- Konsulore në Republikën e Maqedonisë dhe organizatat ndërkombëtare si dhe përfaqësues të shumtë të organizatave joqeveritare të vendit dhe ndërkombëtare.

Do të jetë nder për ne nëse merrni pjesë në këtë Mbledhje.
Me respect,

Komisioni për Çështje Evropiane
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë