Në seancën e Komisionit të Kuvendit për çështje evropiane, ambasadori bullgar në Maqedoni Ivan Velikov do ta prezantojë Programin dhe prioritetet për punën e Kryesimit bullgar me Këshillin e Bashkimit Evropian për periudhën janar – qershor 2018.

Siç u paralajmërua nga Komisioni, në seancë do të flasin edhe zëvendëskryeministri për eurointegrime Bujar Osmani, ministri i Puëve të jashtme Nikolla Dimitrov dhe ambasadori i BE-së në vend, Samuel Zhbogar.

Krahas deputetëve, anëtarë të disa komisioneve në Kuvend, në seancë janë ftuar të marrin pjesë edhe përfaqësues të përfaqësive diplomatike-konsullare në Republikën e Maqedonisë dhe organizatat ndërkombëtare, si dhe përfaqësues të sektorit qytetar, informojnë nga Komisioni për çështje evropiane