Goretzka do të largohet nga Schalke, por jo Bundesliga – Bayern Munich është afër transferimit të talentit gjerman.

Leon Goretzka është duke u kërkuar nga disa klube evropiane, por duket se do të përfundojë te Bayern Munich, shkruan Gazeta Express.

Numri një i klubit gjerman, ka dhënë sinjale pozitive për transferimin e 22 vjeçarit në Schalke.

“Nuk është akoma e përfunduar, nuk kemi nënshkruar akoma kontratë. Shanset janë të mira”, u shpreh Hoenes.

“Nëse Leon vjen te ne është shumë mirë, edhe për të. Siç e thashë, nuk është asgjë e përfunduar. Transferimi është zyrtar kur doktori thotë në fund po”, shtoi Uli Hoenes