Mediat kanë raportuar sot, se Gjykata e Strasburgut ka urdhëruar Qeverinë shqiptare, që të dëmshpërblejë me 13 milionë euro vjehrrin e Lulzim Bashës, pse i prishi pallatin që e kishte ndërtuar brenda në det.

Sipas Gjykatës së Strasburgut, Qeveria shqiptare ka shkelur ligjin dhe të drejtat e njeriut në prishjen e pallatit.

Vetë Qeveria e Ramës, vendosi pak kohë më parë, që të dëmshpërblejë me 11.6 milionë euro vjehrrin e Bashës dhe banorët e pallatit, por çështja u dërgua nga këta të fundit në Strasburg.

Pallati i vjehrrit të Bashës u prish, për shkak se ishte ndërtuar shumë pranë detit dhe në të kalonte projekti i “Lungomares”.

Pas vendimit të Strasburgut, mediat pranë Bashës shkruajnë se shqiptarët do të paguajnë 13 milionë euro, për një kapriçio të Ramës.

Në fakt, po paguajmë kapriçiot e Lulzim Bashës, që falë pushtetit që kishte gjatë qeverisjes së Berishës, vendosi të ndërtojë një pallat anës detit, në shkelje të ligjit.

Rama e prishi dhe tani qeveria e tij do të paguajë kostot e këtij veprimi!(TemA)