Këshilli Penal ka pranuar aktakuzën e PSP-së për lëndën “Tifani”, në të cilën Ivona Talevska akuzohet për evazion fiskal.

“Gjykatësi për vlerësimin e aktit prokuror pranë Gjykatës Themelore Shkupi 1, ka sjellur vendim ku ankesat refuzohen, ndërsa akuzat pranohet në tërësi. Pas miratimit të akuzës, do të formohet lëndë penale dhe do të ndahet tek gjykatësi i procedurës paraprake”, thuhet në njoftimin e gjykatës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

E dyshuara në periudhën 2008 deri 2014 me qëllim që t’u ikin pagesës së tatimeve, kanë dorëzuar të dhëna të rrejshme.

Talevska në emrë të firmës ka blerë veshje të ndryshme, mobilje luksoze, kozmetikë dhe të ngjashme.