Një video e kapur gjatë një loje të Bowling është me të vërtetë qesharake.

Një grua nga Brazili, e quajtur Dorinha e cila kishte shkuar për të luajtur Bowling ka bërë një dëm të madh.

Ajo përgjatë kohës që dëshiron të gjuaj topin për t’i rrëzuar birilat, e gjuan aq lartë sa që godet televizorin ku shfaqen pikët dhe e thyen atë.

E habitur nga ky gjest, ajo kthehet nga kamera duke mbajtur fytyrën me dy duart e saja.

Videoja është postuar në rrjetet sociale dhe po bën gjiron e botës.