Të paktën 8 persona janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën pasi një bolier ngrohje shpërtheu në një qendër komuniteti në Portugalinë veriore.

Mediat raportojnë se pas shpërthimit në ndërtesë ka rënë edhe zjarr.

Në qendrën ku ndodhi shpërthimi ndodheshin më shumë se 60 persona.

Vila Nova da Rainga ku  ndodhi ngjarja është afër qytetit të Tondelës dhe është rreth 260 km (160 milje) në veri-lindje të Lisbonës